Bisedimet mes klubit nga Ligue 1 dhe lojtarëve janë duke u zhvilluar që disa ditë, shkaku i krizës që ka shkaktuar koronavirusi.

Por, nga ajo që raportohet në Franë, lojtarët e PSG janë duke refuzuar të pranojnë ulje pagash, pavarësisht fitimeve marramendëse që kanë, përcjell lajmi.net.
Neymar dhe Kylian Mbappe janë lojtarët më të paguar të kampionëve francezë, duke fituar 600 mijë funte në javë, respektivisht 375 mijë.
Shumë ekipe të mëdha të futbollit, tashmë kanë arritur marrëveshje me lojtarët, për ulje pagash, apo edhe për shtyrjen e tyre derisa situata të rikthehet në normalitet.
Por, lojtarët e PSG-së, edhe pse gëzojnë të ardhura jashtëzakonisht të mëdha, duke se nuk e kanë ndërmend të dëgjojnë rreth kësaj pune./Lajmi.net/

