Xhiroja e katërt në elitë, Brera takohet sot me Tikveshin 

E mërkura solli katër ndeshje të xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor, ndërsa sot në kuadër të kësaj xhiroje do të luhet edhe një ndeshje ndërmjet Breras dhe Tikveshit. 

Takimi do të zhvillohet në Strumicë, aty ku Brera kërkon fitoren e katërt nga po aq ndeshje në sezonin e ri, përderisa përballë vetes ka një skuadër që nga tre ndeshje të zhvilluara ka dy fitore dhe një humbje. 

Takimi Brera – Tikveshi luhet sot pasdite, duke nisur nga ora 16:30. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close