Futbollisti i Gostivarit, Alper Potuk më i paguari në futbollin e Maqedonisë 

Edhe pse nuk është e konfirmuar deri më tani, por nga burime jo zyrtare, emri i madh Alper Potuk që firmosi me Gostivarin këtë verë, rezultaton të jetë futbollisti më i paguar në futbollin e Maqedonisë. 

Përflitet se Potuk, te Gostivari merr rreth 35 mijë euro pagë në muaj. 

Potuk ka karrierën të madhe dhe është emër i njohur në Turqi, pasi ishte pjesë e Fenerbahçes ku për disa vite barti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në të njejtën kohë ishin të interesuar nga Chelsea për shërbimet e tij. 

Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Eskishehirsporin, Ankaragucun dhe Rizesporin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close