Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë në Serbi

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk do jetë me përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e marsit. Lajmin për mungesën e anësorit e ka konfirmuar vetë federata zvicerane, me anë të një njoftimi.

“Trajneri i ekipit kombëtar, Murat Jakin, do të jetë pa shërbimet e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit për ndeshjet kualifikuese ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit. Ata mungojnë për shkak të lëndimeve. Xherdan Shaqiri nuk do t’i bashkohet ekipit kombëtar për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk është ftuar në vend të tij”, thuhet në njoftimin e federatë së Zvicrës.

Kujtojmë se përfaqësuesja “helvete” do të luajë dy ndeshje me Bjellorusinë me 25 mars në Serbi dhe me 28 mars pret Izraelin në Gjenevë. Me mungesën e Shaqirit, Zvicra në këto dy ndeshje do të përfaqësohet vetëm me dy shqiptarë si Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close