Fituesi i gjashtëfishtë i Topit të Artë, ishte në formë tipike të shkëlqyeshme për Barçën këtë sezon, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat përpara se pandemia e koronavirusit të sillte një ndalesë në futboll.

Messi nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm për shanset e Blaugranëve për sukses dhe Xavi ndjehet se superylli i Argjentinës ka ende për të dhënë – si në nivel klub ashtu edhe në atë ndërkombëtar, përcjell lajmi.net.
“Atij i ka mbetur ende pesë ose shtatë vite shumë të mira”, tha Xavi për Messin gjatë një bisede në Instagram me një tjetër ish-sulmues të Barçës, Samuel Eto’o.
“Ai kujdeset mirë për veten e tij dhe ai mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 37, 38 ose 39. Ai do të luajë në Kupën Botërore të Katarit, jam i sigurt”. /Lajmi.net/

