Xavi: Barca nuk mund ta fitojë Championsin me ndihmën e fatit si Real Madridi!

Ish-katalanasi, Xavi duke folur për Barcelonën, ka thënë se kjo skuadër fiton vetëm kur është në më të mirën e saj, dhe nuk e ka fatin e skuadrave të tjera, si Real Madrid.

“Barcelona është çdo vit favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, por për ta fituar atë, Barcelona duhet të jetë e përsosur, ata duhet të jenë superior ndaj rivalëve të tyre. Barca nuk mund të shpresojë në fat, si disa klube tjera. Historia tregon se klubi e fitoi këtë trofe kur ishte mbizotërues, dhe rezultatet e finales e tregojnë këtë”, ka deklaruar Xavi.

Xavi te çështja e fatit, ka konfirmuar se ka fjalën për Real Madridin.

“Po, natyrisht që mendoj për Real Madridin, por ka edhe klube tjera që kanë pasur fat. Mbaj mend te Barcelona që kemi qenë me fat vetëm kur Iniesta shënoi në fund në ‘Stamford Bridge’”.

“Kur flas për klubet që ishin me fat, dua të them për ata që ishin në vend të katërt, të pestë apo gjashtë në kampionat, dhe në anën tjetër fituan Ligën e Kampionëve. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë te Barcelona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close