Walkeri përgëzon gjyqtarin Oliver që nuk dha penallti

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, e ka përgëzuar gjyqtarin Michael Oliver. Sipas Walkerit, arbitri nuk e prishi derbin me Liverpoolin me vendimin për të mos dhënë penallti të dielën në barazimin 1:1.

Jeremy Doku bëri ndërhyrje në gjoksin e Alexis Mac Allisterit në momentin e fundit të këtij ballafaqimi.

Mac Allister dhe trajneri Juergen Klopp, thanë pas ndeshjes se ajo ishte penallti.

Por, as gjyqtari Oliver dhe as zyrtarët e VAR-it nuk e vlerësuan si ndërhyrje të palejuar.

“Mendoj se gjyqtari ka bërë shumë mirë”, ka thënë Walker për “Sky Sports”.

“Mendoj se tifozët e zhurmshëm në Anfield do të mund të kishin ndikim në të – por ai tregoi eksperiencë, tregoi karakter. Për këtë arsye ai është ndoshta gjyqtari më i mirë në vendin tonë dhe në gjithë botën për momentin”, ka deklaruar Walker.

Mesfushori i Liverpoolit, Mac Allister, i cili barazoi shifrat në minutën e 50-të nga penalltia, tha se Oliver “bëri punë të mirë, por ka bërë gabim në vendimin e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close