Hristijan Jankuloski është emri më i ri në rradhët e F.C Voska Sport. Bëhet fjalë për futbollistë që luan si qendërmbrojtës, ndërsa i njëjti karrierën e ka ndërtuar në Australi.
Jankuloski tashmë një kohë të caktuar ishte bashkuar me Voskën në seancat stërvitore, ndërsa pasi duket se ka bindur stafin teknik ai ka firmosur kontratë me Voskën para se të fotografohej me fanellën e re në prani të drejtorit sportiv, Skender Jonuzi.


