Aktivitetet s’kanë të ndalur te Voska Sport, ku brenda të njejtës ditë zyrtarizojnë edhe aktivizimin e dytë. Sulmuesi anësor 26 vjeçar Milos Açimoviç, është anëtar i ri i Voskës ku vjen nga Leotar Terbinje.
Ka luajtur edhe me Zrinjski Mostar dhe FK Krupa, ndërsa ka qëndruar shkurt edhe te SV Lafnitz në Austri.
Gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, me skuadrën e Leotar nga Trebinje, Açimoviç në 12 ndeshje kishte realizuar 5 gola, ndërsa në përgjithësi në karrierën e tij numëron gjithsej 114 ndeshje dhe 23 gola të shënuar.
Açimoviç në vitin 2014 ishte zgjedhur si një ndër futbollistët më perspektiv në Bosjne e Hercegovinë. Ai që në moshën 15-vjeçare kishte debutuar me ekipin U17 të Bosnje e Hercegovinës, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa me vetëm 17 vjet, 8 muaj e 25 ditë kishte debutuar me ekipin U21 të kësaj përfaqësuese.
Një periudhë të shkurtër, ai kishte mbajtur veshur edhe fanellën e përfaqësueses U19 të Serbisë, për të cilën kishte zhvilluar 3 ndeshje.


