Ylli brazilian, Neymar u transferua te Paris Saint-Germain në vitin 2017 nga skuadra katalanase, duke thyer rekord botëror për 222 milionë euro.

Gjithsesi, përplasjet që kishte te ekipi franceze rritën dëshirën e tij për rikthim në Spanjë.
Cadena SER tashmë ka zbuluar detajet e asaj që ndodhi gjatë verës.
Rikthimi i Neymar te Barca nuk ndodhi për vetëm 20 milionë euro.
PSG i ka kërkuar Barcelonës 130 milionë euro, derisa kjo e fundit ka ofruar vetëm 110 sosh dhe dy lojtarë, Rakitic dhe Todibo si dhe huazimin e Dembele.
Saga e këtij transferimi pritet të vazhdojë edhe këtë verë, me Blaugransit që janë të destinuar për rikthimin e yllit braziian në ‘Camp Nou’.

