Van Persie: Kështu mora vesh se po largohem nga Man Utd

Djajtë e Kuq transferuan Van Persie për 22.5 milionë funte nga rivalët e Arsenalit në verën e 2012, duke nënshkruar marrëveshje katër vjeçare në ‘Old Trafford’.

Ish-ylli i Hollandës siguroi menjëherë investimin e klubit, duke shënuar 26 gola në 36 paraqitjet e tij të parë në Premierligën, për të ndihmuar Unitedin drejt titullit, transmeton lajmi.net.

“Unë e bëra këtë bisedë me Louis van Gaal dhe ai më tha: ‘Ok Robin, rrugët tona do të ndahen. Unë jam trajneri, ju jeni lojtar – ju duhet të shkoni, koha juaj ka kaluar”, zbuloi Van Persie.

“Unë isha si: ‘Po por unë akoma kam një kontratë?’ Ai tha: ‘Nuk më intereson’.

“I pamëshirshëm. Kah fundi i saj, unë pashë diçka që po vinte por jo kjo ishte e pamëshirshme. Dhe mënyra se si ai e tha atë gjithashtu. Dhe pastaj shumë gjëra kalojnë në mendjen tuaj kur ju merrni një mesazh si ky”.

”Isha i lumtur në Angli dhe unë i thashë edhe trajnerit që dua të qëndroj”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close