Sezoni i ri te Manchester United nuk mund të niste në mënyrën më të keqe dhe atmosfera në Old Trafford mbetet e paqëndrueshme, me largimin e mundshëm të Ten Hag në ajër, nëse rezultatet mbeten negative.

Për ish-asistentin e Sir Alex Ferguson te “Djajtë e Kuq”, Rene Meulensteen, ka një emër në listë për të zëvendësuar holandezin në këtë rol: Ruud van Nistelrooy.
“Kush e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja. Nëse United fillon të rrëshqasë në fillim të sezonit dhe rezultatet nuk vijnë, Jim Ratcliffe mund të shqyrtojë opsionin e zëvendësimit të Ten Hag me Van Nistelrooy, por deri më tani, ai beson se Erik është njeriu i duhur për punën”,- filloi duke thënë Meulensteen, përpara se të tregonte përvojën e ish-lojtarit dhe zv.trajnerit aktual të “Djajve të Kuq”.
“Avantazhi i Ruud është se ai e njeh madhësinë e Manchester United si klub dhe se ka dy elementë kryesorë. Nëse e arrini në fushë, do ta keni më të lehtë”, përfundoi ai.
Erik ten Hag ishte shumë i kontestuar sezonin e kaluar, pasi “Djajtë e Kuq” përfunduan në vendin e 8-të në Premier League dhe u eliminuan nga Champions League në një grup me Bayern Munich, Galatasaray dhe Kopenhagen.
Fitorja në FA Cup, në fund të sezonit të kaluar, kundër Manchester Cityt i dha inkurajim skuadrës, por sezoni i ri nisi në mënyrën më të keqe, me dy humbje, në Superkupë, kundër Cityt, me penallti dhe në javën e parë të kampionatit ndaj Brighton (2-1).

