Shkëndija konfirmon ndarjen me Endrit Krasniqin, thuhet për arsye familjare

Shkëndija edhe zyrtarisht ndahet me mesfushorin Endrit Krasniqi. Kuqezinjtë kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje të përbashkët për t’u ndarë me mesfushorin Endrit Krasniqi, pas kërkesës së tij për ndërprerjen e parakohshme të kontratës për arsye familjare. 

Në këto momente, KF Shkëndija ka treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri, duke e vendosur gjithmonë mirëqenien e lojtarit në plan të parë. Vendimi për t’i ofruar Endritit mbështetjen e nevojshme dhe lirinë për të qenë pranë familjes së tij është një dëshmi e vlerave të larta jo vetëm sportive që klubi ynë përfaqëson. Ne falënderojmë Endritin për përkushtimin dhe kontributin gjatë qëndrimit të tij me Shkëndijën. Krasniqi ishte pjesë e rëndësishme e ekipit tonë, dhe ne i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen, duke shpresuar që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit tetovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close