Jazz njoftojnë se Rudy Gobert dhe Donovan Mitchell tashmë janë shëruar nga Covid19, transmeton lajmi.net.

Gobert ishte basketbollisti i parë në NBA që u prek nga ky virus, duke qenë edhe aryeja kryesore që shtyu vendimin për suspendim të kampionatit.
Mitchell, shoku i tij i skuadrës, ishte i dyti që u infektua, e që me gjasë e mori virusin nga qendra franceze.
Lajmi i mirë është se tashmë të dy lojtarët kanë kaluar këtë problem. /Lajmi.net/

