Probleme te Barcelona? Vetëm tre lojtarë e kanë të sigurt qëndrimin në skuadër!

Skuadra e Barcelonës po planifikon një rikonstruktim të skuadrës me transferime duke iu përshtatur edhe implikimeve që ka sjellë kriza e koronavirusit.

Barcelona dëshiron të shkojë pas objektivave të tyre, përfshirë Neymar dhe Lautaro Martinez, por planifikon që në këto marrëveshje të përfshijë futbollistët e shtrenjtë që ka në skuadër.

Messi, De Jong dhe Ter Stegen, janë lojtarët e vetëm që nuk rrezikojnë të jenë pjesë e këtyre marrëveshjeve.

Presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu tha muajin e kaluar që klubi do të jetë konkurrues edhe pasi të kalojë kjo gjendje, por se marrëveshjet që do të bëhen, do të duken më ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close