‘Blutë’ janë të lidhur me një veprim për 27 vjeçarin, i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga Barcelona.

Besohet se Frank Lampard tani do të ketë një avantazh, me lojtarin që ka ndërruar përfaqësuesin.
Agjenti i ri i Telles kishte ndihmuar Roman Abramovich të marrë përsipër Chelsean në vitin 2003, dhe shihej si një figurë me ndikim në Premierligë, sipas Record, përcjell lajmi.net.
Chelsea për të siguruar shërbimet e Telles duhet të bind edhe Porton, që e vlerëson lojtarin rreth 30 milionë euro.
Mbrojtësi brazilian në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit./Lajmi.net/

