Edhe pse trajneri Setien nuk u lëshua shumë, shtoi se shumë futbollistë kanë dëshirë të luajnë përkrah Lionel Messit.

Martinez ka pasur një sezon të mirë tek Inter, ku së bashku me Romelu Lukakun, kanë krijuar një dyshe jo lehtë të kontrolluar nga kundërshtarët.
“Ne flasim për transferimin, por kjo pandemi do të kushtëzojë shumë gjëra. Situata e klubeve do të jetë e komplikuar ekonomikisht”, ka deklaruar Setien, përcjell lajmi.net.
“Unë nuk jam pesimist apo optimist me Lautaroin. Më pëlqen se si më pëlqejnë të gjithë futbollistët e shkëlqyer, por nuk kam iluzione me asnjë”.
“Lautaro Martinez është një futbollist i mrekullueshëm”
“Messi e pëlqen atë? Ne duhet të pyesim atë. Të gjithë lojtarët e mirë mund të tërheqin interesimin e Barcelonës”.
“Ne dimë që fakti i të qenit në gjendje të luash me Messin paraqet një nxitje të madhe. Kush nuk do të dëshironte të luante me Messin?”/Lajmi.net/

