Tifozi theu karantinën për të parë stadiumin e ri, klubi ia pagoi gjobën

Ai ka dalë nga karantina, për të parë stadiumin e ri të AEK që po ndërtohet.

Teksa jetonte afër, 60 vjeçari donte të shihte se si ka dukej përparimi i stadiumit të ri, kur policia e ndalën dhe gjobitën me 150 euro.

Për fat të mirë, ai u vu re nga punonjësit e AEK, të cilët menjëherë ia paguan gjobën, dhe e ftuan që të vizitojë stadiumin, duke ia dorëzuar edhe një biletë vjetore për sezonin e ri.

AEK po ndërton një stadium të ri me kapacitet prej 32 mijë ulëseve.

Klubi nga Athina, deri më tani ndeshjet i ka zhvilluar në Stadiumin Olimpik./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close