Tifozët e Juventusit “identifikojnë” pasuesin ideal të Del Pierros

Shtatori është pika më e fundit ku lidhet fati i Kenan Jildiz dhe Alesandro Del Pieros. Më 13 shtator, pikërisht 29 vite më parë, Del Piero debuton me gol në Ligën e Kampionëve, ku i shënon Dortmundit dhe bëhet lojtari më i ri që realizon për Juventusin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Plot 29 vite më vonë, më 17 shtator, Jildiz e thyen këtë rekord, pikërisht me një gol “alla” Del Piero. Kjo vjen pasi talenti turk vesh mbi shpinë numrin 10, atë të legjendës bardhezi dhe bën tifozët të ëndërrojnë për Del Pieron e ri në kampin bardhezi.

“Mrekulli”, kështu e përshkroi edhe Del Piero pas ndeshjes golin perfekt të Jildiz kundër PSV-së, por këtë herë të drejtat e autorit i kalojnë talentit turk.

Tifozët ëndërrojnë gjëra shumë më të mëdha dhe nëse shikon Jilldiz e kupton lehtësisht se nuk është një lojtar i rëndomtë për futbollin. Megjithatë, te Juvja këtë moment kanë 9 muaj që e presin, kur kundër Frosinones Jilldiz tregon magjinë e këmbëve të tij dhe i prezanton gjithë botës atë çfarë mund të bëjë.

Hapat e parë janë tregues se 19-vjeçari është në rrugën e duhur. Del Piero i dha bekimin e tij, gjithashtu numrin 10, tashmë tifozët po ëndërrojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close