
Sipas”Radio Montecarlo”, skuadra e Real Madridit planifikon që të transferojë Edon Zhegrovën.
Këtë raportim e ka publikuar edhe mediumi i mirënjohur spanjoll, Defenca Central.
Anësori 25-vjeçar ka kontratë me francezët deri më 2025, mirëpo kampionët aktual të Evropës mund ta rrëmbejnë atë për diku rreth 25 milionë euro.
Sulmuesi kosovar luajti shumë mirë sezonin e kaluar, mirëpo fillimin e këtij të tanishmit e ka nisur edhe më mirë duke shënuar kundër Paris Sen Zhermenit në Ligue 1, dhe duke e dërguar Lillen në Ligën e Kampionëve me golat e tij në fazën e plejofit.

