Tetë vite nga tragjedia e frikshme në futbollin egjiptian, 78 të vdekur e mijëra të plagosur

Këto u konsideruan si trazirat më të rënda në qytetin egjiptian Port Said.

Shumë vetë kanë humbur jetën nga gjakderdhja, apo nga shtypja me këmbë në përpjekje për të ikur nga stadiumi. Ndër viktimat ndodheshin edhe shumë policë, raportonin mediet vendore, transmeton lajmi.net.

Vëllazëria Myslimana kishte bërë përgjegjëse për tragjedinë përkrahësit e presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak. Një politikan i Vëllazërisë Myslimane në Port Said tha se “këta janë njerëzit e Mubarakut”.

Politikanë egjiptianë kanë kritikuar masat e sigurisë në stadium dhe akuzuan ushtrinë se ka lejuar me vetëdije shpërthimin e dhunës.

Viktima nga shtypja e turmës

Gjithçka filloi pas sinjalit të fishkëllimës për përfundimin e ndeshjes mes dy skuadrave Al Masri dhe Al Ahli në stadiumin e qytetit Port Said. Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë e cilësoi ngjarjen më të rëndë në historinë e futbollit egjiptian.

Njëri nga lojtarët e skuadrës mike ka folur për televizionin shtetëror, duke e cilësuar si luftë atë që i kishin parë sytë. Lojtarët e skuadrës së tij Al Ahli ishin përpjekur t’i iknin turmës, ata nuk ishin mbrojtur nga organet e sigurisë. Disa tifozë të skuadrës së tij kishin dalë përpara për të mbrojtur lojtarët, por shumë u rrahën dhe u goditën me thikë – duke shndërruar ndeshjen në një tragjedi që Egjipti nuk do ta harrojë kurrë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close