Ish mbrojtësi anglez për Chelsean ka zhvilluar më shumë se 700 ndeshje zyrtare, duke fituar edhe pesë tituj të Premierligës.

Gjatë një lidhje në Instagram, Terry ka zbuluar gjëra interesante nga karriera e tij.
Ai ka thënë se gjatë karrierës së tij, ka marrë vetëm dy oferta për t’u larguar nga Chelsea.
“Vetëm dy klube dërguan ofertë zyrtare për mua sa isha duke luajtur te Chelsea. Chelsea e pranoi ofertën e Huddersfield, por Vialli tha jo. Faleminderit që më dhe një mundësi në ekipin e parë. Njeri i shkëlqyeshëm, trajner i shkëlqyeshëm”, ka deklaruar Terry, përcjell lajmi.net.
“Oferta tjetër ishte në vitin 2009. Ishte Manchester City që më donte mua. Ata gjithashtu më dërguan një ofertë zyrtare, por unë u ula me Abramovich, i thash në fytyrë se nuk dua të shkoj”./Lajmi.net/

