Te Barça janë përcaktuar numrat që do të mbajnë Joao Félix dhe Cancelo

FC Barcelona njoftoi ardhjen e Joao Félix, si i huazuar, në ditën e fundit të tregut, teksa sulmuesi portugez tashmë ka zgjedhur numrin që do të mbajë në fazën e tij të re, si lojtar i Barçës. 

Pasi ka veshur numrin ’79’ te Benfica, ‘7’ te Atlético de Madrid dhe ’11’ te Chelsea, Joao Félix do të veshë fanelën me numër ’14’ te Barçën që mbante Memphis Depay, kur ky i fundit ishte në skuadrën culé.

14′ është një numër i lidhur qartë me Johan Cruyff, megjithëse holandezi kishte veshur ‘9’ gjatë kohës së tij me Barçën dhe Joao Félix do të përpiqet të kompensojë dy sezonet e fundit në të cilat ai nuk ka pasur performancën që donte. 

Pavarësisht se tashmë është regjistruar në faqen e LaLiga-s me numrin ’14’, Joao Félix u prezantua këtë të shtunë pa një numër në fanelën e tij.

Nga ana e tij, edhe Joao Cancelos nuk i është caktuar ende një numër, ndonëse gjithçka tregon se ai do të veshë ‘2’ që liroi Sergiño Dest.

Te Barça janë përcaktuar numrat që do të mbajnë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close