Në La Liga tashmë ka shumë zëra mbi atë se a duhet rifilluar apo jo sezoni aktual.

La Liga, RFEF e CSD janë të pajtimit se mund të gjejnë ndonjë zgjidhje për rifillimin, por planet e tyre nuk po përshtaten me mendimet e disa lojtarëve e trajnerëve, të cilët mendojnë se është e vështirë të luhet gjatë verës.
Në anën tjetër, anëtari i Sevilla, Suso, beson se nëse shëndeti i lojtarëve rrezikohet qoftë edhe për 1%, atëherë sezoni nuk duhet rifilluar.
“Sigurisht, unë do të doja të përfundonim sezonin, kjo është çfarë gjithë futbollistët duan”, ka thënë Suso për ‘Canal Sur Radio’, transmeton lajmi.net.
“Ndeshjet derbi po vijnë, por nëse ka vetëm 1% rrezik, është çmenduri që të luajmë”, ka thënë tutje spanjolli.
Suso kaloi në skuadrën nga Andaluzia, pasi largohej nga Milan. Klasifikimi aktual i lë mundësi Sevillas që sezonin tjetër të garojë në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/

