Manchester Evening News raporton se sulmuesi i Lyon, Moussa Dembele,nuk do të hidhte poshtë një mundësi transferimi te skuadra nga ‘Old Trafford’,përcjell lajmi.net.

‘Djajtë e Kuq’ kanë identifikuar 23 vjeçarin si një kandidat kryesor për transferim, duke i dhënë forcën e duhur fazën e sulmit.
Me mbetjen e Lyon jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin tjetër, ky transferim tani duket edhe më i mundshëm.
Fillimisht, lojtari vështirë të besohet se do të qëndronte në klub pasi ka mbetur jashtë Evropës, në anën tjetër, edhe Lyon do të ketë nevojë për para pas kësaj krize, e cila bëhet edhe më e rëndë me mbylljen e parakohshme të sezonit, që nënkuptoi edhe qëndrimit jashtë garave të Evropës./Lajmi.net/

