Sulmuesi nga Shkupi, Sunaj Hasan do të jetë pjesë e KF Drenicës në Kosovë për sezonin e ri garues 2023/24. Hasan ka firmosur kontratë 1 vjeçare me klubin kosovar, që garon në Ligën e Dytë të këtij vendi.

27 vjeçari pas firmosjes së kontratës, iu ka bashkuar grupit të futbollistëve të Drenicës dhe ka filluar me stërvitje para fillimit të sezonit të ri.
Hasani më herët ishte pjesë e Ferizajit, Gostivarit, Dardanisë, Arbërisë e Labunishtës.

