Struga Trim Lum nesër për një histori më të madhe ndaj Breidablik të Islandës

Struga Trim Lum nesër do ta luaj ndeshjen e parë të fazës së plej of-it në Ligën e Konferencës, ku në qytetin e Ohrit do të pret Breidablikin e Islandës. Ekipi i trajnerit Shpëtim Duro ka bërë një ecuri fantastike këtë verë në arenën europiane, duke surprizuar dhe shkruar historinë me klubin që u themelua para 8 viteve. Ata e nisëm aventurën europiane në Ligën e Kampionëve, ku u eliminuan nga Zhalgirisi, duke vijuar garat më Ligën e Konferencës, me çka eliminuan skuadrat si Buduçnosti dhe Hesperanzhi në xhiron e dytë dhe të tretë, ndërsa tani në plej of do të përballen me islandezët e Breidablik, ku synojnë grupet e këtij kompeticioni për të shkruar një histori të re edhe për futbollin e Maqedonisë së Veriut. Struganët janë përgatitur për këtë ndeshje, përderisa edhe në mesjavë janë të liruar nga xhiroja e katërt në kampionat, duke shtyrë takimin për me 27 gusht. Takimi ndermjet Strugës dhe Breidablikit, do të luhet nesër në stadiumin “Burimet e Biljanës, në Ohër, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa ndeshja e kthimit, aty ku vendoset kualifikuesi për në grupe zhvillohet një javë më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close