Strakosha flet për ndihmat e Shqipërisë drejt Italisë: Ne shqiptarët u jemi gjithmonë mirënjohës italianëve

Strakosha ka thënë se shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj italianëve, për atë që kanë bërë ndër vite.

Ndihmat e dërguara nga shteti i Shqipërisë, sipas Strakoshës, janë shenjë e dashurisë së shqiptarëve për italianët, por edhe mirënjohje.

“Kjo gjë paraqet dashurinë e shqiptarëve ndaj Italisë. Italianët na mirëpriten në kohë të vështira. Në isha gjithashtu një djalë i ri dhe Italia më bëri të rritem edhe si lojtar edhe si njeri”, ka thënë Strakosha, transmeton lajmi.net.

“Ne u jemi mirënjohës për atë që kemi dhe është e rëndësishme që të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar këtë vend. Gjëja e vetme që kemi në mendje sot është se si ta mposhtim virusin. Në mënyrën tonë, edhe ne futbollistët duhet të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë. Është keq kur sheh njerëzit teksa vuajnë”, ka shtuar portieri i kombëtares së Shqipërisë.

Strakosha është në mesin e portierëve më të kërkuar në Evropë. Paraqitjet e mira me Lazio kanë bërë që për të të ketë interesim edhe nga Premierliga. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close