Sot në kuadër të xhiros së parafundit të sezonit në elitën e futbollit vendor do të zhvillohen 6 ndeshje. Ajo që tërheq më shumë vëmendje do të luhet në Tetovë, aty ku Shkëndija dhe Shkupi do të përballen ndërmjet veti. Bardheblutë si kampion të këtij sezoni, udhëtojnë drejt Tetovës pa ndonjë presion, por përballë vetes do të ketë Shkëndijën që do të luftojë deri në fund për të ruajtur pozitën e tretë që sjell dalje në garat e Ligës së Konferencës. Për ta bërë edhe më interesant këtë derbi, klubi kuqezi ka hapur dyert e stadiumit për të gjithë dashamirët e futbollit, ndërsa paralajmrime për spaktakël në tribuna ka patur nga të dyja tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerat”.

Ndërkohë në kryeqytet Makedonija Gjorçe Petrovi do të përballet me Strugën, përderisa Renova takohet me Skopjen. Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi pret Rabotniçkin, Pelisteri luan me Borecin dhe Bregallnica do ti matë forcat me Tikveshin. Të gjitha 6 takimet e xhiros së 32-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohen sot, duke nisur nga ora 17:00.

