Kjo pritje e gjatë, ishte menduar të përfundonte disa javë më parë, por me futbollin e pezulluar, sot janë bërë 30 vjet nga dita që Liverpool fitoi një titull në elitën e futbollit anglez, këtë rast, Premierligën, përcjell lajmi.net.

Më 28 prill 1990, ‘The Reds’ të drejtuar nga Kenny Dalglish, fituan 2:1 kundër Queens Park Rangers në Anfield, për të fituar titullin e 18 në histori të tyre.
Shumë gjëra kanë ndodhur që nga ajo kohë, me Liverpool që fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, në vitin 2005, dhe në sezonin e kaluar, nën drejtimin e Jurgen Klopp.
Liverpool ka përfunduar katër herë në vendin e dytë, përfshirë edhe sezonin e fundit, kur Manchester City fitoi titullin në xhiron e fundit.
Por, nën drejtimin e Klopp këtë sezon, Liverpool po kryeson me 25 pikë në renditje, dhe ka nevojë vetëm për dy fitore për t’u shpallur kampion.
Mbetet të shihet nëse sezoni në Premierligë do të vazhdojë, dhe një vendim për anulimin e tij, do të ishte një goditje e rëndë për Liverpool, që ka mahnitur me paraqitje këtë sezon./Lajmi.net/

