Son nis shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

27-vjeçari po shërben me Trupat Detar në ishullin Jeju ku do të kalojë në trajnime themelore.

Son, i cili ka përfunduar një karantinë dy-javore pas kthimit të tij në Korenë e Jugut, kërkohet me ligj që të kryejë shërbimin kombëtar deri në 28-vjetorin e lindjes, përcjell lajmi.net.

Ai kishte për të shërbyer 21 muaj, por shpëtoi pasi ishte pjesë e ekipit të tij kombëtar që fitoi Lojërat Aziatike në 2018 dhe tani i duhen vetëm tre javë.

Spurs dhe Son gjetën gjuhën e përbashkët për të arritur këtë marrëveshje, duke përfituar nga pezullimi i Premierligës.

Ai pritet të kthehet në Londër në mes të majit. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close