Modele të shumta kanë arritur në Pescara, por në fund është zgjedhur një vizatim i një gjashtë vjeçar, i cili do të shndërrohet në fanellë.

Gjashti vjeçari Luigi D’Agostino, është bërë projektuesi më i ri i një klubi të futbollit.
Pescara ka kaluar shtatë sezone në Serie A, por ka qenë në divizionin e dytë për ca kohë, dhe një nga simbolet kryesore është edhe delfini, që Luigi nuk e la pa e përdoruar në dizajnimin e fanellës.
Kjo fanellë e re e Pescara, do të vishet në sezonin e ardhshëm, dhe pritet të jetë në mesin e fanellave më speciale./Lajmi.net/


