Skenë qesharake, lojtari hidhet nga barela për të humbur kohë (VIDEO)

Skena qersharake në takimin PFC Balkan Botevgrad-Belasitsa Petrich, përballje e vlefshme për kategorinë e tretë në kampionatin bullgar.Ndeshja e javës së 31-të të kampionatit u mbyll me tre pikë për ekipin e Botevgradit, por protagonist absolut i epilogut të sfidës ishte Yordan Apostolov, i cili kishte një ide mjaft të veçantë për të fituar kohë.

Mesfushori u shtir si i dëmtuar dhe kërkoi të futej barela për të humbur kohë: asgjë që nuk shihet çdo të dielë në fusha në të gjithë botën, përveç se 32-vjeçari vendosi të hidhej nga barela ndërsa po transportohej jashtë fushe nga stafi mjekësor. Padyshim që shfaqja e Apostolov ngjalli zemërim te lojtarët kundërshtarë dhe fundi i ndeshjes u mbyll me një sherr masiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close