‘Shorti i vdekjes’ nëse Drita kalon Sileksin në Ligën e Evropës

Kampioni në fuqi i Kosovës fillimisht do të duhet të kalojë Sileksin e Maqedonisë së Veriut, në takimin që zhvillohet më 17 shtator në Shkup.

UEFA sot ka përcaktuar edhe shortin e mundshëm për raundin e tretë.

Drita bënë pjesë në grupin e dytë dhe ndodhet tek skuadrat jo favorite, me koeficient më të ulët.

Tri skuadrat me të cilat do të mund të takohen gjilanasit janë gjiganti skocez, Celtic, Legia e Polonisë dhe Suduva e Lituanisë.

Celticu dhe Legia ishin kundërshtarë të mundshëm të Dritës edhe në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, teksa nëse kalon këtë raund shpresohet evitimi i këtyre dy kundërshtarëve. Suduva do ishte më e përshtatshme dhe e përballueshme për ‘Intelektualët’. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close