Të gjithë anëtarët e skuadrës së Luis Enrique u testuan për COVID-19 pasi mbërritën në kampin e tyre stërvitor në Las Rozas, si dhe para mbërritjes së tyre.

Sulmuesi i Wolves është lojtari i dytë që rezulton pozitiv me COVID-19, pasi Mikel Oyarzabal ishte i pari.
Traore tani nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me skuadrën në mënyrë që të veprojë në përputhje me protokollin e rreptë të sigurisë së UEFA-s.
Ai nuk do të luajë asnjë pjesë në ndeshjet e Spanjës në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë ose Ukrainës në shtator.
Ky është një tjetër pengesë për 24-vjeçarin, i cili u desh të tërhiqej pasi pësoi lëndim nëntorin e kaluar.
Traore do të ketë një test tjetër të martën, i cili nëse është negativ, do të thotë se ai mund të udhëtojë në Spanjë. /Lajmi.net/


