Shkëndija dhe Shkupi takohen sot në duelin e xhiros së gjashtë në elitën vendore, por tetovarët kanë disa mungesa për këtë derbi.

Kamer Qaka do të jetë gati për lojë kundër Shkupit, pavarësisht se humbi disa seanca stërvitore pas duelit me Rabotniçkin. Mesfushori mori një goditje të fortë që e detyroi të largohet nga loja që në pjesën e parë. Mirëpo ekipi mjekësor i Shkëndijës kanë punuar intenzivisht duke arritur ta bëjnë gati për lojë, derisa Qaka ka zhvilluar me ngarkesë maksimale seancat e ditës së enjte dhe premte.
Ndërkohë Adenis Shala mbetet jashta kombinimit, pasi zgjatja e kofshës së prapme i shkakton problem dhe do të nevojiten ekzaminime shtesë për vlerësimin e saktë të shkallës së dëmtimit.
Lojtarët tjerë kuqezi janë gati, pa llogaritur Florent Ramadanin dhe Zija Merxhanin që janë jashta kombinimit shkaku i dëmtimeve.
Ndërkohë Shkupi do të jetë me formacion të kompletuar, me trajnerin Xhihad Arslan që ka të gjithë futbollistët në dispozicion.
Ndeshja Shkëndija – Shkupi nis nga ora 16:00.

