Tetovarët barazuan 1:1 me Sileksin në Strugë, A. Pandev shkatëroi 0:5 Rabotniçkin, Struga merr tre pikë në Shtip, ndërsa Pobeda mundet 0:1 nga Tikveshi.

Kompletohet xhiroja e dytë në elitën e futbollit vendor dhe befasia vjen nga Struga ku Shkëndija e Tetovës si “vendase” u ndal me barazim 1:1 nga Sileksi. Kuqezinjtë avansuan me super golin e 17-të vjeçarit Dashmir Elezi në minutën e 17-të të ndeshjes dhe përkundër faktit se dominuam takimin fitoren e lëshuan nga duart në kohën shtesë kur pas një ndërprerje Lamallari me kokë fikson barazimin 1:1.
Struga Trim&Lum tregon sinjale serioze dhe del me tre pikë nga transferta e vështirë në Shtip te Bregallnica. Struganët menaxhuan ndeshjen dhe tre minuta para fundit me golin e Upka-s koleksionuan fitoren 1:0.
Akademia Pandev “shkel” Rabotniçkin në Shkup duke e mundur me shifra bindëse 5:0, ndërsa fitore të rëndësishme si mysafir merr Tikveshi që fiton 1:0 Pobedën në Prilep.
Të shtunën në duelin e parë të xhiros së dytë, Shkupi fitoi 2:1 Makedonija Gj.P..

