Lojtarët e Liverpoolit vazhdojnë të stërviten në kushte shtëpia, shkaku i COVID-19.

Në këto ditë të izolimit, Shaqiri ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të klubit.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, në këtë intervistë ka treguar se si Liverpool ka tifozë në gjithë botën.
“Liverpooli ka tifozë në mbarë botën. Veçanërisht në Zvicër ka shumë, po ashtu në Kosovë, në Shqipëri, njerëzit çmenden. Ata kanë qenë mbështetës edhe para ardhjes sime, por me ardhjen time, edhe më shumë. Kudo që shkoj njerëzit bëjnë si të çmendur për këtë ekip”, deklaroi Shaqiri./Lajmi.net/

