Edicioni i ri në ligën më të madhe të basketbollit në botë, NBA ka fillur me probleme qysh në start.

Ndeshja ndërmjet Houstonit dhe Oklahomës është shtyrë për shkak të shkeljeve të masave për parandalimin e koronavirusit, raporton “ESPN”.
Basktbollisti i Houstonit, James Harden është xhiruar në një klub striptizi, me çka theu protokollin e ligës, e më pas u raportua se edhe tre lojtarë të kësaj skuadre rezultuan si të infektuar me koronavirus.
Sezoni i kaluar ishte ndërprerë për disa muaj për shkak të pandemisë, e më pas vazhdoi pa shikues.
Përballja mes Houston dhe Oklahoma City është paraparë të zhvillohej në orët e para të së enjtes.

