Sërish shtyhet trilogjia mes Fury dhe Wilder

Sfida e parë mes dyshes përfundoi mes një barazimi të diskutueshëm në vitin 2018.

Derisa, Fury arriti t’i rrëmbente titullin Wilder në meçin e dytë – me këtë të fundit që aktivizoi klauzolën për një luftë të tretë menjëherë pas humbjes, përcjell lajmi.net.

Lufta trilogjike pritej të ndodhte më 18 korrik në Las Vegas, por kriza e koronavirusit e shtyu atë përsëri deri më 3 tetor.

Tani promovuesi i Fury, Bob Arum i ka thënë kampionit se duhet të presë deri më vonë gjatë këtij viti për kompletimin e trilogjisë, raporton Sports Illustrated. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close