Seria e humbjeve të Guardiolës, historike!

Pep Guardiola nuk është mësuar të humbasë. Qoftë me Barçën që nga fillimi, pastaj Bayern Munich në Gjermani dhe tani Manchester City për tetë vjet, tekniku spanjol tenton t’i shtypë kundërshtarët e tij.

Në Angli, ai ka fituar katër ligat e fundit të Premier League, dominim total për njeriun që ngriti edhe Champions League në vitin 2023. Por aktualisht, katalanasi po kalon një nga periudhat më të këqija të karrierës së tij.

4 humbje radhazi…

Në të vërtetë, skuadra e tij humbi me rezultat 2-1 në fushën e Brighton për ditën e 11-të të kampionatit anglez. Dhe pas dështimeve kundër Sporting Lisbonë këtë javë në Champions League (4-1), por edhe kundër Bournemouth (2-1) dhe Tottenham (2-1), ai sapo ka humbur për herë të parë në karrierën e tij, katër ndeshje radhazi.

Një statistikë e çmendur, që flet shumë për ecurinë dhe nivelin professional të teknikut. Kjo është hera e parë që nga viti 2008, që Manchester City, i cili drejtohet nga Pep Guardiola, ka katër humbje radhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close