Në ndeshjen e parë miqësore, pjesë e kampit përgatitor në Antalia të Turqisë, ekipi i Shkupit pësoi humbje me rezultatin 0-2 ndaj skuadrës polake, Polonia Warszawa.

Takimin e sotëm të të përzgjedhurve të trajnerit Alparslan Erdem, e ndoqën nga afër, si mysafirë të veçantë, drejtorin sportiv të klubit, Nderim Nexhipi, CEO-në Aykut Turan, si dhe seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për gjendjen aktuale të klubit, si dhe për futbollistët e rinj nga akademia që janë integruar së fundmi në ekipin e parë dhe që po marrin pjesë në kampin përgatitor në Turqi.

