Sassuolo, skuadra e parë e Serie A që rifillon stërvitjet

Një pjesë e lojtarëve u shfaqën në fushë, me klubin duke thënë se stërvitja është opsional.

Klubeve elitare iu dha leja për të rifilluar seancat e stërvitjeve individuale, por trajnimi në ekip nuk do të lejohet deri më 18 maj, përcjell lajmi.net.

Të dielën, Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora tha se ishte shumë herët për të folur për rifillimin e sezonit.

“Kam lexuar gjëra të çuditshme përreth por asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Spadafora. “Në drejtim të rifillimit të kampionatit – tani për tani nuk flasim për të”.

Bologna dhe Atalanta thanë se ata do të fillojnë stërvitjen ditën e martë. /Lajmi.net/


Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close