Në radhët e shkollës së futbollit për të rinjë ”Park City” nga Shkupi po rritet një emër premtues për të ardhmen. Bëhet fjalë për Saner Xhemailin, djaloshti kumanovar i lindur më 27 prill 2011, i cili po punon me përkushtim të madh në drejtim të realizimot të ëndërrës për të arritur nivelin profesional.

Me gjatësi 181 cm dhe peshë 74 kg, Saneri 15 vjeçar aktivizohet si mbrojtës qendre dhe mesfushor defensiv, duke treguar fleksibilitet në fushë. Edhe pse natyrshëm përdor më shumë këmbën e djathtë, ai është i aftë të luajë edhe me të majtën, një element që i shton vlerë profilit të tij.
Motivimi i tij për të punuar fortë buron nga dashuria për futbollin:
“E dua futbollin dhe e shijoj çdo moment në stërvitje apo në ndeshje. Mundohem të përmirësohem çdo ditë dhe të ndihmoj ekipin tim të fitojë. Futbolli më ka bërë më të disiplinuar dhe më të fortë mentalisht”, thotë Saneri për Sportmania.
Ai është tifoz i Interit të Milanos që moshë shumë të vogël, ndërsa në fushë frymëzohet nga dy figura të njohura të futbollit evropian, Pepe dhe Nicolò Barella.
“Pepe më pëlqen për forcën, agresivitetin dhe shpirtin luftarak, ndërsa Barella për energjinë, inteligjencën në mesfushë dhe faktin që nuk dorëzohet kurrë”, shton Xhemaili.
Me një qasje serioze ndaj punës dhe dëshirë të vazhdueshme për t’u zhvilluar, Saner Xhemaili mbetet një emër që premton për të ardhmen, duke ndërtuar hap pas hapi rrugën e tij në futboll.

