Sakho, i cili bëri një karrierë mjaft të mirë me Liverpool, ka treguar detaje nga e kaluara e tij në futboll.

Derisa ishte pjesë e PSG, mbrojtësi francez duket se ka pasur një numër ofertash drejt tij, por kishte zgjedhur kalimin te Liverpool. Ai ka treguar edhe arsyen pse.
“Kur u largova nga PSG, unë kisha një numër ofertash nga Barcelona, Bayern Munich, Arsenal dhe Liverpool”, ka thënë Sakho, transmeton lajmi.net.
“Unë zgjodha Liverpool, sepse ata kanë qenë një skuadër e ëndrrave për mua, me histori të madhe”, ka shtuar francezi.
Aktualisht, Sakho luan me skuadrën e Crystal Palace, në kampionatin elitar anglez, Premierligë. /Lajmi.net/

