Rreth 75 mijë tifozë të Holandës kanë “pushtuar” Dortmundin

Kombëtarja e Holandës sonte luan ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë në Euro 2024.

Shumë tifozë holandezë janë të pranishëm rrugëve të qytetit të Dortmundit.

Me këngë dhe atmosferë fantastike, tifozët paralajmërojnë “shoë” sonte në “Iduna Park”.

Sipas disa informacioneve në mediat ndërkombëtare, rreth 75 mijë tifozë janë të pranishëm rrugëve të qytetit gjerman, por jo të gjithë do kenë mundësinë të futen në stadium sonte.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe kush fiton në këtë takim luan finalen e madhe ndaj Spanjës më 14 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close