Roland Garros do mbahet në maj, dhe do të ketë publik

Turneu i tenisit, Roland Garros, do të mbahet nën prezencën e publikut në maj të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Federatës franceze të tenisit, Amelie Oudea-Castera, transmeton lajmi.net.

Grupi i ri i drejtueseve të Federatës franceze të tenisit ka konfirmuar se në turneun që është i paraparë të mbahet në maj të këtij viti, do të jenë të pranishëm tifozët.

Këtë e konfirmoi edhe Amelie Oudea-Castera.

“Me dëshirën tonë, dhe të mundësisë, duke aplikuar rregullat qeveritare me rigorozitet dhe një protokoll sanitar mirë të studiuar, do të organizohet turneu i paraparë me një numër të konsiderueshëm në publik”, tha Oudea-Castera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close