Rikthimi i futbollit në Spanjë? Këto janë problemet e reja

Në Spanjë, si në vendet tjera ka plane për të rikthyer futbollin në qershor, me 31 korrikun si afatin e fundit për ta përfunduar sezonin 2019/2020.

Ky plan, do të realizohet me masa shumë të rrepta, përveç stadiumeve të mbyllura, mund të kërkohet edhe nga lojtarët që të qëndrojnë të izoluar, dhe jo në familjet e tyre, shkaku i infektimit.

Një numër i madh i lojtarëve janë duke refuzuar këtë ide.

Qendërmbrojtësi i Cadiz, Rafael Jimenez, tashmë ka përjashtuar mundësinë që ai të luaj futboll në këtë kohë.

“Mund të më quajnë të çmendur, por unë nuk do të luaj. Jeta është më e rëndësishme se paraja”, ka deklaruar Jimenez.

Shumë lojtarë të tjerë, janë duke kërkuar që kampionati të rikthehet vetëm kur të gjithë janë të sigurt.

Spanja është në vendin e më të prekurve nga koronavirusi në Evropë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close