Rikthehet Yamal në stërvitje, mund të luaj në Superkupën e Spanjës

Barcelona ka mbajtur një seancë stërvitore të hapur për tifozët.

Lajmi i mirë për “Blaugranët”, është edhe rikthimi i yllit 17-vjeçar, Lamine Yamal, ku përveç kësaj shihet së bashku me bashkëlojtarët e tij duke dhënë nënshkrime për tifozët.

Ende nuk dihet nëse Yamal do të kthehet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës, që zhvillohen në janar.

Yamal, kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Leganesit, ku më pas humbi edhe derbin ndaj Atletico Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close