Rikthehet Leandro Paredes, argjentinasi konvertohet në romanist

 Sot në mëngjes, Roma zyrtarizoi rikthimin e Leandro Paredes, i cili mbërriti dje në kryeqytetin italian me Renato Sanches nga Paris Saint-Germain, pasi ra dakord për transferimin e përhershëm të lojtarit argjentinas.

Mesfushori mbrojtës nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në qershor 2025 dhe rikthehet te Roma, pasi kishte përfaqësuar verdhekuqtë në 2014/15, i huazuar nga Boca Juniors dhe 2016/17, përpara se të kalonte te Zenit në Rusi.

“Kthimi te Roma është një emocion, por ta bësh atë tani si lojtar i Romës është edhe më shumë.  Falënderoj tifozët për mirëpritjen e tyre dhe klubin që nisi karrierën time në Evropë. Viti i kaluar ishte i pabesueshëm për mua me fitimin e Kupës së Botës në Katar, ndaj dua të vazhdoj në rrugën e suksesit”,- ka komentuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close